“Nostalgjia e Sanremos” rikthen magjinë e muzikës italiane në Durrës
Qytetarët dhe vizitorët e Durrësit përjetuan një mbrëmje të veçantë muzikore me koncertin “Nostalgjia e Sanremos”, që u zhvillua në sheshin “Veliera”, duke sjellë në skenë disa prej hiteve italiane që kanë shoqëruar breza të tërë. Kryeministri Edi Rama ndau pamje nga aktiviteti, duke e cilësuar koncertin si një rikthim të magjisë së Festivalit të Sanremos dhe një udhëtim në kujtesën muzikore të qytetit. Koncerti solli në skenë gjashtë këngëtarë të rinj, të cilët interpretuan për rreth një orë e gjysmë disa prej këngëve më të njohura të repertorit italian, mes tyre “Questo piccolo grande amore”, “Insieme”, “24 mila baci” dhe “La solitudine”. Atmosfera u shoqërua gjatë gjithë mbrëmjes nga pjesëmarrja e publikut, i cili iu bashkua artistëve në interpretimin e këngëve të njohura. Për...
Burimi:
kultplus.com