Një shekull histori pas dyerve të mbyllura, teatri anglez del në shitje

Një shekull histori pas dyerve të mbyllura, teatri anglez del në shitje

Një teatër historik në Gosport të Anglisë, i blerë nga këshilli lokal në vitin 2022 për 600 mijë paund, është nxjerrë në shitje pasi plani për ta kthyer në një qendër shumëfunksionale argëtimi nuk u realizua. Criterion Theatre, në Forton Road, ka qëndruar bosh për disa vite. Drejtuesja konservatore e këshillit, Zoe Huggins, tha se nuk mund të justifikoheshin investime të mëtejshme, ndërsa këshilli përballet me një deficit strukturor prej 3.3 milionë paundësh. Sipas BBC, ndërtesa ka kushtuar më shumë se 1 milion paund në tarifa profesionale, punime dhe shpenzime të vazhdueshme. Këshilltari James Figgins e cilësoi shitjen si një “mundësi emocionuese” për Gosport-in, duke thënë se me investimin e duhur godina mund t’i japë një shtysë qytetit. Criterion u hap në 1912 dhe funksionoi...