Eleanor Dark, shkrimtarja australiane që e ktheu historinë dhe peizazhin në letërsi
Eleanor Dark ishte një prej zërave më të rëndësishëm të letërsisë australiane të shekullit XX, një shkrimtare që në romanet e saj ndërthuri historinë, natyrën, jetën shoqërore dhe përvojën njerëzore. E lindur më 26 gusht 1901, ajo ndërtoi një vepër letrare që do ta vendoste përgjithmonë në historinë e letërsisë së Australisë. Eleanor Dark lindi në Croydon, New South Wales, në një familje të lidhur ngushtë me letërsinë dhe jetën publike. Babai i saj, Dowell O’Reilly, ishte poet, shkrimtar dhe parlamentar, ndërsa vetë Eleanor, e njohur në fëmijëri si “Pixie” O’Reilly, do të ndiqte më vonë rrugën e shkrimit. Pas përfundimit të shkollës, ajo nuk arriti të vazhdonte universitetin dhe u orientua drejt punës si sekretare. Në vitin 1922 u martua me mjekun dhe shkrimtarin...
Burimi:
kultplus.com