“Pse filmon?”/ Sherr për një video, të rinjtë bëjnë për spital një person në zonën turistike shqiptare
Një përleshje mes disa të rinjve dhe një personi tjetër ka përfunduar me plagosjen e këtij të fundit në zonën e Kakomesë. Sipas dëshmisë së personit të lënduar, disa të rinj, banorë të zonës, kanë ndaluar me automjet pranë tij dhe e kanë pyetur në mënyrë agresive: “Pse filmon?”, pasi ai po regjistronte me telefon zonën e plazhit. Situata ka agravuar më tej, pasi të rinjtë dyshohet se e kanë fyer dhe më pas e kanë goditur me grushte, përpara se të largoheshin nga vendi i ngjarjes. Si pasojë e dhunës, personi ka pësuar dëmtime dhe një frakturë, duke u transportuar drejt Sarandës, ku ka marrë ndihmë mjekësore. Policia është vënë në kërkim të personave të përfshirë në konflikt. Sipas informacioneve paraprake, ata janë identifikuar...
Burimi:
gijotina.com