Pagat e gjyqtarëve/ Gazment Bardhi sulmon qeverinë pas vendimit të KLGJ-së: Po rrezikohet shteti i së drejtës!

Pagat e gjyqtarëve/ Gazment Bardhi sulmon qeverinë pas vendimit të KLGJ-së: Po rrezikohet shteti i së drejtës!

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar ashpër pas vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor për përcaktimin e pagave të gjyqtarëve. Bardhi akuzon qeverinë dhe mazhorancën se kanë krijuar një ngërç institucional duke mos zbatuar në kohë vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Sipas tij, mungesa e një baze të qartë ligjore për pagat ka krijuar një situatë të paprecedentë në sistemin e drejtësisë. Ai e cilëson vendimin e KLGJ-së si problematik, pasi sipas tij këshilli ka marrë përsipër kompetenca që i takojnë ligjvënësit. “Sistemi gjyqësor, përmes KLGJ-së, ka përcaktuar pagën e vet”, deklaroi Bardhi. Sipas deputetit demokrat, ky akt ngre pikëpyetje serioze mbi kushtetutshmërinë dhe bazën ligjore të vendimmarrjes. Bardhi kërkon që Kuvendi të ndërhyjë menjëherë për të zgjidhur situatën dhe për të...