“Vera kaloi, zemërimi mbeti!”/ I riu: Qeveria Rama nuk e mbulon dot realitetin me propaganda
Protesta e 88-të kundër qeverisë Rama është zhvilluar me tone të forta politike dhe kritika të ashpra ndaj mazhorancës. Në fjalën e tij, një prej të rinjve protestues deklaroi se temperaturat e larta të verës nuk e ndalën revoltën qytetare. “Vera iku, zemërimi mbeti. Protesta vazhdoi dhe zëri ynë u bë më i fortë”, u shpreh ai. I riu akuzoi qeverinë se përpiqet të mbulojë dështimet përmes propagandës dhe një realiteti të paraqitur ndryshe nga përditshmëria e shqiptarëve. Sipas tij, qytetarët përballen çdo ditë me rritjen e kostos së jetesës dhe vështirësitë ekonomike. Ai renditi gjithashtu emigracionin e të rinjve, punësimet në administratë, problemet me pronat dhe situatën në shëndetësi. “Shqiptarët nuk jetojnë në iluzion. Ata përballen çdo ditë me pasojat e qeverisjes suaj”, deklaroi...
Burimi:
gijotina.com