Ishte shpallur në kërkim nga SPAK, arrestohet Ergys Agasi

Ishte shpallur në kërkim nga SPAK, arrestohet Ergys Agasi

I shumëkërkuari i drejtësisë, Ergys Agasi, është arrestuar nga policia pasditen e sotme. Agasi ka rënë në pranga në qytetin e Elbasanit. Sakaq, rrethanat e prangosjes së tij mbeten ende të paqarta dhe priten të zbulohen në vijim. Kush ishte Ergys Agasi? Ergys Agasi është një emër i njohur në hapësirën publike, i lakuar gjatë viteve të fundit si në debatin politik, ashtu edhe në raportimet investigative mbi krimin e organizuar dhe korrupsionin e nivelit të lartë. Emri i tij ka qenë në qendër të akuzave të përsëritura nga politika në vend, e cila e ka cilësuar si një personazh me ndikim të fortë prapaskene në vendimmarrje politike, emërime administrative dhe lidhje me pushtetin e mazhorancës. Në kuadër të hetimeve të nisura nga SPAK për...