Kriza politike në Kosovë, Kurti dhe Abdixhiku takohen përsëri për Presidentin: Të shmangim zgjedhjet e reja!
Kryeministri në detyrë i Kosovës dhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka mbërritur në Kuvendin e Kosovës për takimin me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në kuadër të përpjekjeve për arritjen e një marrëveshjeje për zgjedhjen e presidentit të ri. Kurti u shpreh optimist për mundësinë e një marrëveshjeje, duke theksuar se diskutimet me LDK-në po zhvillohen me vullnet të mirë dhe me synimin për të shmangur zgjedhjet e reja. “Po i vazhdojmë diskutimet me vullnet të mirë, ashtu siç jemi marrë vesh, në mënyrë që vendit t’ia sjellim presidentin ose presidenten e re dhe t’i evitojmë zgjedhjet e reja”, deklaroi Kurti para gazetarëve. Ai theksoi se palët duhet të ruajnë konfidencialitetin gjatë negociatave, duke nënvizuar se Vetëvendosje mbetet e hapur...
Burimi:
javanews.al