Po lahej me shokët në liqenin e Komanit, humb jetën 20-vjeçari

Po lahej me shokët në liqenin e Komanit, humb jetën 20-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi” në Fierzë të Tropojës, ku një i ri ka humbur jetën. I riu nga Kosova, me iniciale L. D., rreth 20 vjeç, dyshohet se është mbytur rreth orës 17:30 teksa po lahej në liqen. Bëhet me dije se, viktima ndodhej në shoqërinë e disa miqve të tij në momentin kur ka ndodhur ngjarja e tragjike. Grupi hetimor ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e këtij rasti. Njoftimi paraprak: “Tropojë/Informacion paraprak. Rreth orës 17:30, në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, Fierzë, shtetasi kosovar L. D., rreth 20 vjeç, i cili ka qenë së...