“Independent” rendit Bjeshkët e Nemuna ndër destinacionet më të mira malore në Evropë për një arratisje verore

“Independent” rendit Bjeshkët e Nemuna ndër destinacionet më të mira malore në Evropë për një arratisje verore

Valët e të nxehtit dhe zjarret pyjore kanë bërë që turistët të kërkojnë destinacione malore për pushimet e tyre, sipas medias britanike “Independent”. Ekspertët e udhëtimeve sugjerojnë disa prej vendeve më të mira në Evropë për të eksploruar malet gjatë verës, larg sezonit të skive. Me temperaturat e larta që kanë përfshirë Evropën këtë verë, pushimet në vende të freskëta dhe udhëtimet për ecje në natyrë, janë bërë gjithnjë e më të kërkuara. Destinacionet malore evropiane po kryesojnë listat e turistëve që duan t’i shpëtojnë valëve të vazhdueshme të të nxehtit. Ndërsa turistët përballen me radhë të gjata në Dolomite, madje edhe për të blerë ëmbëlsira, vëmendja po zhvendoset drejt destinacioneve të tjera malore në Portugali, Shqipëri dhe Gjermani, të cilat ofrojnë mundësi të shkëlqyera...