Lufta UEFA-FIFA, edhe Federata Italiane e Futbollit kundër Infantinos, kërkon largimin e tij!
Federata Italiane e Futbollit mbështet UEFA-n në betejën e saj që ka nisur me kreun e FIFA-s, Gianni Infatino, duke kërkuar largimin e tij nga drejtimi. “Do të vazhdojmë të punojmë me UEFA-n dhe federatat e tjera europiane për të promovuar një ide futbolli që bazohet në meritë, solidaritet dhe që ka në qendër të vëmendjes tifozët”, tha Giovanni Malagò, drejtues i federatës. Me këtë vendim Federata Italiane e Futbollit është rreshtuar përkrah federatave nordike, të cilat kanë njoftuar prej ditësh se nuk do të mbështesin më Infantino-n në garën presidenciale për kreun e FIFA-s.
Burimi:
javanews.al