EMRI/ U dhunua barbarisht nga një grup të rinjsh pse po filmonte në Kakome, 46-vjeçari niset për mjekim drejt Janinës! Pësoi fraktura serioze
Niset për mjekim të specializuar drejt spitalit të Janinës në Greqi personi që u dhunua barbarisht sot në bregdetin e Kakomesë në Sarandë, vetëm pse po filmonte me celular. Zbardhet edhe identiteti i të plagosurit që mori dëmtime serioze nga goditjet pas përleshjes. Bëhet fjalë për Gentjan Papagjikën, 46 vjeç, banor i Sarandës. Papagjika dyshohet se është dhunuar me grushte nga disa të rinj pas një konflikti të nisur për filmimin me telefon të zonës së plazhit. Si pasojë e goditjeve, 46-vjeçari ka pësuar frakturë në kockën e syrit dhe fillimisht është dërguar për mjekim në Sarandë. Më pas, për shkak të dëmtimit, ai është nisur drejt Janinës, ku do të marrë trajtim më të specializuar. Ndërkohë, Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të...
Burimi:
javanews.al