Fitoi Ligën e Europës me Murinjon, zhduket pa gjurmë ish-futbollisti hungarez!

Fitoi Ligën e Europës me Murinjon, zhduket pa gjurmë ish-futbollisti hungarez!

Ish-mesfushori hungarez i Queens Park Rangers dhe FC Porto, Ákos Buzsáky, rezulton i zhdukur prej një jave, ndërsa policia po e kërkon që prej 18 gushtit. “Biseda jonë e fundit ishte javën e kaluar, kur ai ishte në shtëpi”, i tha babai i tij gazetës ‘Blikk’, duke shtuar se nuk e dinte që djali i tij ishte shpallur i zhdukur. Ai tha gjithashtu se Buzsáky kalon periudha të gjata në Greqi, ku punon në sektorin e ndërtimit. 44-vjeçari fitoi Kupën UEFA (sot Europa League) në vitin 2003 me Porton e Mourinhos dhe luajti 20 ndeshje me kombëtaren e Hungarisë.