Koçiu: Shqipëria Sociale, fokusi kryesor i qeverisë nis me strehimin për çiftet dhe familjet e reja
Zv.kryeministrja Albana Koçiu ka prezantuar prioritetin e ri të qeverisë për sezonin politik, me fokus te përmirësimi i cilësisë së jetës së qytetarëve. “Shqipëria Sociale” do të nisë këtë vjeshtë me programin e ri të strehimit për çiftet dhe familjet e reja. Në nisje të sezonit të ri politik, qeveria do të vendosë në qendër të vëmendjes “Shqipërinë Sociale”, me synimin që zhvillimi ekonomik i vendit të përkthehet në më shumë mundësi, politika sociale dhe mirëqenie për qytetarët. Zvëndëskryeministrja Albana Koçiu shprehet se “Shqipëria ka hyrë në një fazë të re zhvillimi, ku objektivi nuk është më vetëm ndërtimi apo ofrimi i shërbimeve, por që përmirësimi të ndihet drejtpërdrejt në jetën e përditshme të çdo familjeje”. “Sfida jonë është që çdo familje ta ndiejë përmirësimin...
Burimi:
vizionplus.tv