Zjarr në Sarandë, terreni e bën të vështirë ndërhyrjen e zjarrfikësve

Zjarr në Sarandë, terreni e bën të vështirë ndërhyrjen e zjarrfikësve

Një vatër zjarri është shfaqur pak minuta më parë në kurorën e qytetit të Sarandës, mbi rrugën Nr. 5. Nga stacioni i MZSH Bashkia Sarandë bëhet me dije se janë angazhuar 2 automjete zjarrfikës dhe 9 efektivë të MZSh Sarandë. Ndërkaq, në mbështetje të tyre po shkojnë edhe efektivë nga Bashkia Delvinë dhe Finiq. Nga komunikimi me përgjegjësin e stacionit, mësohet se terreni nuk lë mundësi aksesimi për mjetet zjarfikëse. Për këtë arësye, është  kërkuar ndërhyrje nga ajri dhe janë të pritje.