FOTO/ Spanja arreston “magjistarin” shqiptar Taulant Toma, mjeshtri i katër arratisjeve spektakolare nga burgjet evropiane! Detajet e operacionit

FOTO/ Spanja arreston “magjistarin” shqiptar Taulant Toma, mjeshtri i katër arratisjeve spektakolare nga burgjet evropiane! Detajet e operacionit

Policia Kombëtare Spanjolle ka vënë në pranga në Tarragona të Katalonjës 42-vjeçarin shqiptar Taulant Toma, i kërkuar nga drejtësia italiane dhe i njohur gjerësisht si “magjistari i arratisjeve”. Operacioni për kapjen e tij i dha fund një kërkimi ndërkombëtar disamujor pas arratisjes së tij të bujshme nga burgu i sigurisë maksimale në Opera pranë Milanos, më 7 dhjetor 2025. Sipas burimeve hetimore, i arratisuri bëri rezistencë të fortë gjatë momentit të arrestimit. Ky shënon fundin e arratisë për Tomën, i cili numëron në dosjen e tij plot katër arratisje nga institucionet e vuajtjes së dënimit: tre në Itali dhe një në Belgjikë. Ngjarja e fundit që e vendosi 42-vjeçarin në qendër të vëmendjes ishte thyerja e sigurisë në burgun e Operas, Milano. Toma, i cili...