Zbulohet e shkuara e errët e shqiptarit! Vrau gruan me thikë në Kretë, Policia greke jep detajet e krimit në familje
Detaje të reja janë zbardhur nga policia greke për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Rodopi, ku Esma Meco, 44 vjeçe, nga Gramshi, humbi jetën pasi u godit me thikë brenda banesës së saj nga i shoqi. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë Helenike, bashkëshorti i saj, Bujar Meço, 53 vjeç, nga Gramshi, është arrestuar si i dyshuar për vrasjen, teksa ndodhet në spital. Policia bën me dije se mesditën e 26 gushtit, një i afërm gjeti Esma Meço brenda banesës, të plagosur rëndë me një objekt të mprehtë. Gruaja u transportua në Spitalin e Komotinit, por për shkak të plagëve të marra ndërroi jetë. Pas hetimeve të para në vendngjarje, policia dyshon se Bujar Meço e ka goditur bashkëshorten me thikë dhe më pas ka...
Burimi:
javanews.al