Diplomimi i 389 kursantëve të Akademisë së Sigurisë, Hita: Busulla juaj duhet të jetë ligji dhe shërbimi ndaj qytetarit
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ishte i pranishëm ditën e sotme në ceremoninë e diolomimit të 389 kursantëve në Akademinë e Sigurisë. Gjatë fjalës së tij Hita theksoi se se busulla orientuese për efektivët e rinj duhet të jetë vetëm, ligji, shërbimi ndaj qytetarit dhe respektimi i gjakut të dëshmorëve. Fjala e Hitës: Sot është një ditë e mirë për Policinë dhe për qytetarët. Qindra djem dhe vajza, pas përfundimit me sukses të Kolegjit, i bashkohen familjes sonë të madhe, Policisë së Shtetit, dhe dalin në terren, në shërbim të qytetarëve dhe në mbrojtje të ligjit. Ju falënderoj për zgjedhjen tuaj për t’u bërë pjesë e stafit tonë, për disiplinën, për rezultatet e arritura në teori dhe në praktikë, si dhe...
Burimi:
vizionplus.tv