Skandali i spiunazhit, Spahiu: Kosova dhe Shqipëria të arrestojnë politikanët që financohen nga shërbimet sekrete antishqiptare!

Skandali i spiunazhit, Spahiu: Kosova dhe Shqipëria të arrestojnë politikanët që financohen nga shërbimet sekrete antishqiptare!

Juristi Kreshnik Spahiu ka deklaruar se Kosova dhe Shqipëria duhet të arrestojnë politikanët që financohen nga shërbimet sekrete të vendeve anti-shqiptare. Komentet Spahiu i bëri në një lidhje live për Report Tv, ku komentoi marrjen të pandehur të analistit Fatmir Sheholli në Kosovë, nën akuzat për spiunazh, për llogari të Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit të Serbisë (BIA). Spahiu tha gjithashtu se shërbimet sekrete të huaja investojnë shuma të mëdha parash në politikanë të ndryshëm dhe në media në Shqipëri. “Ka shumë informacione të klasifikuara që në Kosovë dhe Shqipëri, ashtu edhe në shumë vende të tjera, shërbimet sekrete investojnë në politikanë të ndryshëm dhe media. Ka ardhur momenti që Kosova dhe Shqipëria të arrestojnë çdo funksionar të financuar nga shërbimet sekrete. Kosova dhe Shqipëria...