‘Rama po ndjek të njëjtin fill si Vuçiç’/ Burimi: Protesta nuk ndalet, kërkesa është largimi i kryeministrit

‘Rama po ndjek të njëjtin fill si Vuçiç’/ Burimi: Protesta nuk ndalet, kërkesa është largimi i kryeministrit

I ftuar në edicionin e pasdites në Syri TV, analisti Genc Burimi u shpreh se Edi Rama po ndjek të njëjtin skenar që ndoqi presidenti serb Aleksandër Vuçiç përballë protestave, duke nisur fillimisht me shpërfilljen e tyre, më pas me shënjestrimin e protestuesve dhe në fund me ndryshime në qeveri.Analisti tha se Rama po përpiqet të menaxhojë situatën përmes ndryshimeve qeveritare dhe nismave të reja, por këto masa nuk prekin kërkesën kryesore të protestës, që sipas tij lidhet drejtpërdrejt me largimin e Ramës nga posti i kryeministrit.Burimi argumentoi se dinamika politike mund të ndryshojë në muajt në vijim, veçanërisht me rikthimin e shkollave dhe universiteteve dhe aktivizimin e faktorëve të rinj në protestë.Analisti e konsideroi presionin ndërkombëtar si faktor vendimtar, duke theksuar se as Rama...