Bill Gates për inteligjencën artificiale: Ta kufizojmë para se të humbasim kontrollin

Bill Gates për inteligjencën artificiale: Ta kufizojmë para se të humbasim kontrollin

Bota E Mërkurë, 26 Gusht 2026 18:25 Bill Gates ka ngritur shqetësime për zhvillimin e shpejtë të inteligjencës artificiale, duke bërë thirrje për vendosjen e kufizimeve të qarta për të parandaluar pasojat e mundshme negative të teknologjisë. Bashkëthemeluesi i Microsoft e përshkroi AI-në si një teknologji me potencial të jashtëzakonshëm për të përmirësuar jetën e njerëzve. Sipas tij, përdorimi i saj mund të sjellë përparime të rëndësishme në mjekësi, bujqësi dhe në zhvillimin e trajtimeve të reja për sëmundjet. Por, krahas mundësive, Gates vuri në dukje edhe rreziqe serioze. Ai paralajmëroi se inteligjenca artificiale mund të ndikojë në tregun e punës, të ndryshojë mënyrën se si mësojnë dhe zhvillohen fëmijët, si dhe t’u japë kriminelëve mjete të reja për të shkaktuar dëme. Shqetësimi më i...