Aktori i famshëm anglez ndahet nga jeta në moshën 80-vjeçare
Tim Curry, aktori anglez i njohur për rolet ikonike në “The Rocky Horror Picture Show”, “Clue” dhe miniserialin televiziv “It”, ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Policia e Los Anxhelosit konfirmoi se efektivët u thirrën për një hetim mbi vdekjen e një burri rreth të 80-ave, në një adresë në North Hollywood, rreth orës 23:20 të së martës. Shërbimet zjarrfikëse të Los Anxhelosit thanë gjithashtu se ekipet e emergjencës kishin mbërritur në të njëjtën adresë rreth orës 22:42, pas raportimit të një emergjence mjekësore. Shkaku i menjëhershëm i vdekjes nuk është bërë i ditur. Curry pësoi një goditje të rëndë në tru në vitin 2012 dhe, që prej atëherë, u përball me probleme shëndetësore. I lindur më 19 prill 1946 në Grappenhall të Anglisë, Curry...
Burimi:
javanews.al