Bill Gates ngre alarmin për Inteligjencën Artificiale: Bota nuk është e përgatitur për atë që po vjen

Bill Gates ngre alarmin për Inteligjencën Artificiale: Bota nuk është e përgatitur për atë që po vjen

Bill Gates ka paralajmëruar për ndryshimet e thella që Inteligjenca Artificiale pritet të sjellë në shoqëri, duke e cilësuar periudhën që po afron si një nga më të “turbulltat” në historinë moderne. Në një ese të gjatë dhe në një intervistë për The New York Times, bashkëthemeluesi i Microsoft argumenton se IA nuk është thjesht një tjetër revolucion teknologjik. Sipas tij, shpejtësia me të cilën po zhvillohet, aftësia për të kryer detyra që më parë kërkonin gjykim njerëzor dhe integrimi i saj i shpejtë në jetën e përditshme po krijojnë një situatë të paprecedentë. Gates ka drejtuar kritika edhe ndaj vetë industrisë së Inteligjencës Artificiale. Ai pretendon se njerëzit që e njohin më mirë këtë teknologji janë më të shqetësuar nga rreziqet e saj sesa...