‘Serbia synon destabilizimin’/ Zhitia: Përplasja për Presidentin mban peng institucionet në Kosovë

‘Serbia synon destabilizimin’/ Zhitia: Përplasja për Presidentin mban peng institucionet në Kosovë

Gazetarja Albione Zhitia, e ftuar në Syri TV, foli për ngërçin politik në Kosovë dhe përplasjet mes partive për zgjedhjen e presidentit. Zhitia tha se LDK-ja kërkon që posti i presidentit t’i takojë kësaj force, ndërsa Vetëvendosja synon të ruajë drejtimin e institucioneve kryesore. Sipas saj, takimet mes liderëve nuk kanë sjellë ende një marrëveshje konkrete, ndërsa opozita kërkon konstituimin e Kuvendit. Ajo komentoi edhe hetimet për dyshime mbi spiunazh dhe ndërhyrje të Serbisë në Kosovë, duke përmendur rastin e analistit Fatmir Sheholli. Zhitia tha se sipas saj, Serbia synon prej vitesh të dëmtojë imazhin e Kosovës dhe të nxisë destabilizim të brendshëm. Gazetarja paralajmëroi se institucionet kosovare përballen me një situatë komplekse të sigurisë, ndërsa sipas saj, përballë shërbimeve serbe, Kosova vijon të jetë...