Netanyahu përjashton paqen me Iranin: Nuk ka paqe me ata njerëz të egër

Netanyahu përjashton paqen me Iranin: Nuk ka paqe me ata njerëz të egër

Benjamin Netanyahu thotë se nuk beson te një marrëveshje diplomatike me Iranin. Kryeministri izraelit mbështeti fushatën e re të presionit ekonomik të Presidentit Donald Trump, duke deklaruar se ajo duhet të godasë jo vetëm Teheranin, por edhe ata që ndihmojnë regjimin iranian. Duke rikujtuar takimin e fundit me Trump, Netanyahu tha se ishte diskutuar edhe mundësia e diplomacisë. Por gjatë një aktiviteti në Jerusalem, ai përdori tone të ashpra ndaj udhëheqjes iraniane dhe përjashtoi arritjen e një marrëveshjeje.  “I thashë Trumpit: Sigurisht, ekziston mundësia për të arritur një marrëveshje, një marrëveshje të mirë. Ne nuk kemi asnjë kundërshtim. Megjithatë, dyshoj se mund të arrihet një marrëveshje me atë grup atje, me ata të egër. Po ju them: një marrëveshje nuk mund të arrihet”, tha Netanyahu...