“Diçka mund të dalë nga kjo”- Vizita sekrete e shefit të CIA-s në Moskë, flet Trump: Do donim fundin e luftës në Ukrainë!
Presidenti amerikan Donald Trump ka lënë të hapur mundësinë që vizita e drejtorit të CIA-s, John Ratcliffe, në Moskë të sjellë zhvillime të reja për luftën në Ukrainë. I pyetur për arsyen e udhëtimit të Ratcliffe në Rusi, Trump tha se administrata amerikane po punon intensivisht për t’i dhënë fund konfliktit. “Ne do të donim të shihnim fundin e luftës në Ukrainë”, deklaroi Trump, duke e cilësuar Ratcliffe si një “djalë fantastik”. “Diçka mund të dalë nga kjo”, shtoi presidenti amerikan, pa dhënë detaje mbi përmbajtjen e takimeve. Vizita e Ratcliffe në Moskë ishte e paparalajmëruar dhe u zhvillua të martën. Kremlini konfirmoi më pas se drejtori i CIA-s zhvilloi bisedime me zyrtarë të shërbimeve ruse të inteligjencës, por nuk u takua me Vladimir Putinin....
Burimi:
javanews.al