Stuhia e fortë godet Nepalin dhe Tibetin, 17 të vdekur, qindra të zhdukur

Stuhia e fortë godet Nepalin dhe Tibetin, 17 të vdekur, qindra të zhdukur

Zonat malore mes Nepalit dhe Tibetit janë goditur nga moti i keq, dhe për pasojë kanë humbur jetën 17 persona, ndërsa raportohet edhe për të tjerë të zhdukur. Stuhia e fuqishme ka sjellë shumë shkatërrime në vend, pasojat kanë qenë katastrofale. Ndërkohë raportohet se janë mbi 380 persona të zhdukur, ku mes tyre ka dhe shumë turistë nga India, Britania e Madhe, SHBA, Malajzia dhe Koreja e Jugut. Situata është veçanërisht e rëndë në një distrikt malor, ku lumenjtë kanë dalë nga shtrati. Helikopterët e shpëtimit nuk kanë mundur të ulen për shkak të nivelit të lartë të ujit. Pamjet tregojnë banesa të shembura, makina të marra nga rrjedha dhe ura të shkatërruara.