Ndihma me “Starlink” në luftën kundër Rusisë, Zelensky nderon Elon Musk me medaljen e lartë “Urdhri i Lirisë” së Ukrainës!
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i akordoi miliarderit dhe themeluesit të SpaceX, Elon Musk, një nga dekoratat më të larta shtetërore të Ukrainës, “Urdhrin e Lirisë”. Vendimi vjen në mesin e një marrëdhënieje të ndërlikuar mes Muskut dhe Kievit, e cila ndër vite është shoqëruar me përplasje publike, mosmarrëveshje mbi përdorimin e teknologjisë Starlink dhe kritika të drejtpërdrejta ndaj vetë Zelenskyt. Megjithatë, dekreti i publikuar nga Presidenca ukrainase është i mbushur me lëvdata për Musk, të cilin e vlerëson për “merita të jashtëzakonshme personale në mbrojtjen e jetës dhe lirisë së njerëzve”, si dhe për kontributin në forcimin e marrëdhënieve mes Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara. Në qendër të këtij vlerësimi qëndron Starlink, sistemi satelitor i SpaceX, i cili është kthyer në element jetik për komunikimin...
Burimi:
javanews.al