Nisin regjistrimet në Universitete, afati për maturantët fitues të raundit të parë dhe fazat e procesit!

Nisin regjistrimet në Universitete, afati për maturantët fitues të raundit të parë dhe fazat e procesit!

Kanë nisur regjistrimet për raundin e parë në programet e studimit të Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë, me interes të lartë nga maturantët fitues që në orët e para të mëngjesit. Procesi do të vijojë deri më 8 shtator dhe do të zhvillohet në shtatë faza 48-orëshe. “Kemi pasur një fluks maturantësh, të cilët janë paraqitur për të realizuar procesin e regjistrimit. Për shkak të një interesimi pak më të madh se programet e tjera, do mund të veçoja programin bachelor Edukim Fizik dhe Sporte, Infermierinë e Përgjithshme, por edhe Inxhinieri Informatike. Është një program dual, të cilin ne ofrojmë në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës, me Universitetin Politeknik të Tiranës. Interes ka edhe te programet e tjera dhe ne i ftojmë të gjithë...