Policisë së Shtetit bëhet me 389 efektivë të rinj, ministri Lamallari: Uniforma nuk jep privilegje, por përgjegjësi!

Policisë së Shtetit bëhet me 389 efektivë të rinj, ministri Lamallari: Uniforma nuk jep privilegje, por përgjegjësi!

Policisë së Shtetit i shtohen 389 të rinj dhe të reja, teksa sot u zhvillua edhe ceremonia e diplomimit te Akademia e Sigurisë, ku mori pjesë edhe ministri i Brendshëm. Besfort Lamallari tha mes të tjerash se “uniforma nuk ju jep privilegje, por përgjegjësi”. “389 të rinj e të reja të këtij kursi kanë tashmë jo vetëm njohuritë profesionale, por janë të përgatitur për realitetin e një prej profesioneve më të vështira dhe më fisnike në shërbim të vendit”, u shpreh Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, në ceremoninë e zhvilluar në Akademinë e Sigurisë me rastin e përfundimit të kursit për Patrullë e Përgjithshme në Policinë e Shtetit. Duke iu drejtuar kursantëve, pedagogëve, drejtuesve të Policisë së Shtetit dhe familjarëve, ministri Lamallari theksoi...