Shqipëria në hartën e turizmit evropian, “The Independent” rendit Bjeshkët e Nemuna ndër destinacionet më të mira malore për verë
Shqipëria, me peizazhet e saj të egra dhe të paprekura, është bërë një destinacion që po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e udhëtarëve ndërkombëtarë. Në një reportazh për The Independent, gazetarja britanike Laura Sanders nis shkrimin e saj duke përshkruar bukuritë natyrore të Alpeve Shqiptare, ku karsti dramatik gëlqeror dhe pyjet e dendura të ahut krijojnë një atmosferë që të kujton Andet Peruviane. Vetëm tre orë fluturim nga Mbretëria e Bashkuar, këto luginat e thella ofrojnë një detoksifikim të vërtetë nga jeta moderne. Me kulla të vjetra që qëndrojnë ende në fshatrat e veriut, udhëtari ndien se koha ka ndalur, një ndjesi që dikur e përshkroi edhe shkrimtarja viktoriane Edith Durham në librin e saj High Albania. Valët e të nxehtit dhe zjarret pyjore...
Burimi:
javanews.al