Britania rishikon azilin për shqiptarët e trafikuar, puna dhe kushtet ekonomike ndër faktorët e rrezikut
Statusi i ulët socio-ekonomik, mungesa e strehimit, arsimi i kufizuar dhe vështirësia për të siguruar një punë të ligjshme janë ndër faktorët që mund të rrisin rrezikun që burrat dhe djemtë shqiptarë të bien viktima të trafikimit. Përfundimi përfshihet në udhëzimin e ri të Home Office, i cili ndryshon mënyrën se si do të vlerësohen kërkesat për azil të viktimave meshkuj të trafikimit nga Shqipëria. Dokumenti pason një vendim të ri të Gjykatës së Apelit në Mbretërinë së Bashkuar, të shpallur më 13 gusht 2026. Gjykata arriti në përfundimin se meshkujt shqiptarë që kanë qenë viktima të trafikimit përbëjnë një “grup të veçantë shoqëror” për qëllimet e Konventës së Refugjatëve. Kjo nuk do të thotë se çdo viktimë shqiptare fiton automatikisht të drejtën e azilit: secili...
Burimi:
javanews.al