Dita e sotme nis me vranësira, pjesa më e madhe e vendit do të përfshihet nga reshjet

Dita e sotme nis me vranësira, pjesa më e madhe e vendit do të përfshihet nga reshjet

Ditën e sotme (26 gusht) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.  Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet me alternime vranësirash në orët e mëngjesit e kthjellimesh pas orëve të mesditës. Vranësirat pritet të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit por nuk do të mungojnë dhe reshje në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – veri 8m/s, përgjatë vijës bregdetare kryesisht atë jugperëndimorë e zonat luginore era hera-herës do të arrijë shpejtësi deri në 17m/s. Valëzimi në det do të jetë i forcës 2-3 ballë.