Kredi shtëpie me 0% interes për 300 punonjës të administratës, aplikimet nisin më 27 gusht

Kredi shtëpie me 0% interes për 300 punonjës të administratës, aplikimet nisin më 27 gusht

Punonjësit e administratës publike do të kenë mundësi të aplikojnë për kredi me 0% interes për blerjen e një banese. Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit ka hapur thirrjen për përfitimin e 300 kredive të lehtësuara. Aplikimet do të hapen më 27 gusht 2026 dhe do të qëndrojnë të hapura deri më 25 shtator 2026. Procedura do të kryhet online përmes platformës e-Albania. Skema është e ndarë mes pesë institucioneve, të cilave u janë përcaktuar kuota të ndryshme. Konkretisht, Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Arsimit dhe Ministria e Punëve të Brendshme kanë nga 70 kuota secila, ndërsa Policia e Burgjeve/Ministria e Drejtësisë ka 20 kuota. Vlera e financimit do të përcaktohet në bazë të çmimit të referencës dhe sipërfaqes së...