Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: Pesë vatra ende aktive. Vijon beteja me flakët në Malin e Dajtit
Ministria e Mbrojtjes ka informuar se gjatë 24 orëve të fundit në territorin e vendit janë raportuar 34 vatra zjarri, nga të cilat 5 vijojnë të jenë aktive dhe 4 janë nën mbikëqyrje. Ministria njofton se fokusi kryesor i ndërhyrjeve mbetet Mali i Dajtit, ku zjarret vijojnë aktive pas disa riaktivizimeve në të dyja anët e kreshtës. Operacioni vijon edhe sot me përforcimin e 50 efektivëve të Forcave të Armatosura, ndërsa në terren janë angazhuar edhe forca zjarrfikëse dhe të ADZM-së. Mbështetja nga ajri po realizohet me një helikopter dhe dy avionë Air Tractor. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, aktualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara ndërsa bën të ditur se në operacionet për përballimin e situatës janë angazhuar 219 forca operacionale dhe 35 automjete...
Burimi:
javanews.al