Fermerët protestojnë para Bashkisë Kukës për mungesën e ujit vaditës: Respektoni marrëveshjen

Fermerët protestojnë para Bashkisë Kukës për mungesën e ujit vaditës: Respektoni marrëveshjen

Banorë të Njësisë Administrative Shtiqën dhe të fshatit Nangë, në Njësinë Administrative Bicaj, kanë protestuar sot para Bashkisë Kukës, duke kërkuar zgjidhje për mungesën e ujit vaditës. Fermerët pretendojnë se prej ditësh nuk kanë ujë për të vaditur tokat bujqësore, ndërsa sipas tyre burimet ujore po devijohen për nevojat e hidrocentraleve. “Ka 3 vite që Shtiqëni thahet dhe shkrumbohet për mungesën e ujit vaditës”, u shpreh një prej banorëve. Protestuesit thonë se ekziston një marrëveshje që garanton furnizimin me ujë për vaditje nga 15 maji deri më 15 shtator, por sipas tyre ajo nuk po zbatohet. Kanali vaditës i Shtiqënit mbulon rreth 820 hektarë tokë bujqësore, ndërsa aktualisht rreth 120 hektarë janë të mbjella me misër, jonxhë dhe grurë. “Kontrata që është, nuk zbatohet. Ujë...