Po transportonte një gijotinë, arrestohet 35-vjeçari

Po transportonte një gijotinë, arrestohet 35-vjeçari

Një burrë (35) nga Kalifornia u arrestua sot në Uashington për transportimin e një gijotine në pjesën e pasme të kamionetës së tij, njoftoi Policia e Kapitolit (USCP). Sipas një deklarate të policisë, të martën, më 25 gusht, pak pas orës 15:00 sipas orës lokale, oficerët e USCP vunë re një kamionçinë të parkuar në mënyrë të paligjshme në bllokun 100 të East Capitol Street, i cili përmbante një gijotinë. Ata shtojnë se policia sekuestroi gijotinën dhe se i dyshuari, 35-vjeçari Philan-Tam-Duy Le nga Julian, Kaliforni, u arrestua për posedim të një arme të rrezikshme. Hetuesit e USCP po kontrollojnë informacionin mbi të dyshuarin për të mësuar më shumë rreth arsyeve të tij për të ardhur në Uashington, sipas deklaratës. This afternoon our officers seized...