Shqiptarët me pagat më të ulëta në Europë, ushqimet i blejnë më shtrenjtë se Europianët

Shqiptarët me pagat më të ulëta në Europë, ushqimet i blejnë më shtrenjtë se Europianët

Nga Nikola Kedhi/ Ky është realiteti i “mrekullisë ekonomike” që propaganda na shet çdo ditë. Sipas të dhënave të sotme të Eurostat, çmimet e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike në Shqipëri janë tashmë 3.8% mbi mesataren e Bashkimit Europian. Në 6 nga 12 grupet kryesore ushqimore paguajmë më shumë se mesatarja e BE-së. Për qumështin, bulmetin dhe vezët, shqiptarët paguajnë 35.6% më shumë se europiani mesatar. Në rajon? Kemi çmimet më të shtrenjta. Pra kemi krijuar paradoksin shqiptar: Qytetari e blen ushqimin shtrenjtë, dhe ushqimi përbën mbi 60% të buxhetit të një familje shqiptare. Fermeri e shet prodhimin lirë e nuk mbijeton dot në treg. Prodhimi vendas vazhdon tkurret e thellon krizën. Importet rriten. Kriminalizimi i ekonomisë vazhdon. Kush fiton atëherë? Kjo nuk është ekonomi tregu....