Situata me Julian Avarezin del jashtë kontrollit, sulmuesi braktis edhe stërvitjen

Situata me Julian Avarezin del jashtë kontrollit, sulmuesi braktis edhe stërvitjen

Julian Alvarezi është kthyer në një çështje te Atletiko e Madridit. Sulmuesi argjentinas synon transferimin te Barcelona, por klubi madrilen refuzon të forconë konkurentin e tij. Lojtari 26-vjeçar u vërshëllye nga tifozët e Atletikos në ndeshjen e fundit, kur edhe u largua i vetëm përpara kohe nga fusha. Marrëdhënia e tij me tifozët dhe me klubin është thyer përfundimisht. Vendimi i tij i fundit është një dëshmi e qartë. Alvarezi ka munguar në seancën e fundit stërvitore. Një “hakmarrje” e vogël e sulmuesit të Argjentinës, i cili jep sërish mesazhin e qartë se nuk mund të qendrojë më në klubin e Atletikos së Madridit dhe se në mendjen e tij është vetëm Barcelona. Në krahun tjetër, Arsenali po mbikëqyr me vëmendje rastin në fjalë./Sport Ekspres/