Spaleti tregohet i drejtpërdrejtë me Kolo Muaninë: Duhet ta kuptojë, ka një arsye pse nuk ka luajtur për 2 vite

Spaleti tregohet i drejtpërdrejtë me Kolo Muaninë: Duhet ta kuptojë, ka një arsye pse nuk ka luajtur për 2 vite

Luçiano Spaleti është treguar i drejtpërdrejtë me Kolo Muaninë. Trajneri i Juventusit vlerëson cilësitë e sulmuesit, por thekson faktin ai ka dy vite pa luajtur në fushën e lojës. Sipas Spaletit kjo nuk është thjesht një rastësi, por diçka nuk shkon me Kolo Muaninë. “Ne shkuam dhe e morëm Kolo Muaninë. Jemi kujdesur për të dhe e dimë vlerën e tij. Por ai duhet ta kuptojë se nuk ka luajtur për dy vjet dhe duhet të ketë një arsye për këtë. Ndonjëherë mendon se je në një nivel të jashtëzakonshëm, por ke lënë pas diçka që duhet të shkosh dhe ta rifitosh”, ka deklaruar Luçiano Spaleti./Sport Ekspres/