Kombëtarja shqiptare zhvlerësohet me 30 milionë euro, sot vlen 88.8 milionë euro
Një Kombëtare me më pak vlerë në treg, një brez që po ndryshon dhe një lider i ri financiar. Shqipëria hyn në edicionin e ri të Nations League me rreth 30 milionë euro më pak vlerë se dy vite më parë. Nëse vlera e futbollistëve do të ishte një lloj termometri i gjendjes së një Kombëtareje, atëherë Shqipëria po hyn në edicionin e ri të Nations League me temperaturë dukshëm më të ulët. Sipas vlerësimeve të Transfermarkt, skuadra shqiptare që në ciklin e kaluar të Nations League kishte një vlerë totale prej 118.75 milionë eurosh, ndërsa sot kuota e Kombëtares është 88.80 milionë euro. Diferenca është 29.95 milionë euro, ose një zhvlerësim prej rreth 25.2%. Pra, në vetëm dy vite, Shqipëria ka humbur rreth një të...
Burimi:
ntv.al