Bayern: Kush është Dudok? Dhe pse po stërvitet me Kompany?

Bayern: Kush është Dudok? Dhe pse po stërvitet me Kompany?

Një fytyrë e re ka tërhequr vëmendjen e tifozëve gjermanë në kampin stërvitor të Bayern Munich: Rodrigo Dudok, sulmues 19-vjeçar uruguaian, i cili pati mundësinë të stërvitej me ekipin e parë të Vincent Kompany-t të martën. Por pyetja që po bëjnë të gjithë është: “Pse, nëse ai luan në Uruguai, po stërvitet me ekipin e parë bavarez?”. E gjitha rrjedh nga një projekt i krijuar posaçërisht për të identifikuar talentet e reja në të gjithë botën, për të mbështetur rritjen e tyre dhe për t’u ofruar atyre një rrugë drejt lartësive gjithnjë e më të mëdha. Prania e Dudok në Mynih nuk është rastësi; Racing Club Montevideo ka qenë pjesë e rrjetit Red & Gold që nga viti 2023, një sipërmarrje e përbashkët midis Bayern...