Kombëtares shqiptare i bien ‘aksionet’, zhvlerësohet me 30 milionë euro! Ja sa vlen sot dhe lojtarët më të shtrenjtë në bursë

Kombëtares shqiptare i bien ‘aksionet’, zhvlerësohet me 30 milionë euro! Ja sa vlen sot dhe lojtarët më të shtrenjtë në bursë

Një Kombëtare me më pak vlerë në treg, një brez që po ndryshon dhe një lider i ri financiar. Shqipëria hyn në edicionin e ri të Nations League me rreth 30 milionë euro më pak vlerë se dy vite më parë. Nëse vlera e futbollistëve do të ishte një lloj termometri i gjendjes së një Kombëtareje, atëherë Shqipëria po hyn në edicionin e ri të Nations League me temperaturë dukshëm më të ulët. Sipas vlerësimeve të Transfermarkt, skuadra shqiptare që në ciklin e kaluar të Nations League kishte një vlerë totale prej 118.75 milionë eurosh, ndërsa sot kuota e Kombëtares është 88.80 milionë euro. Diferenca është 29.95 milionë euro, ose një zhvlerësim prej rreth 25.2%. Pra, në vetëm dy vite, Shqipëria ka humbur rreth një...