U kap me armë zjarri në Palasë, gjykata lë në burg “Visin e Garave”
Seanca gjyqësore për masën e sigurisë ndaj Elis Kosovës është zhvilluar ditën e sotme në ambientet e Gjykatës së Vlorës. Gjyqtari Nertil Meçaj ka lënë në fuqi kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” ndaj Kosovës. Vendimi është dhënë pas shqyrtimit të kërkesës së organit të akuzës dhe materialeve të paraqitura në seancë.
Burimi:
ntv.al