Rasti i dytë brenda pak ditësh/ 80-vjeçarja vritet nga bashkëshorti

Rasti i dytë brenda pak ditësh/ 80-vjeçarja vritet nga bashkëshorti

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur edhe ditën e sotme në Kosovë, ku një e moshuar 80-vjecare është gjetur pa shenja jete në banesë. Sipas mediave nga Kosova, dyshohet se krimi është kryer nga bashkëshorti I viktimës. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka deklaruar se bashkëshorti I viktimës është shoqëruar në komisariat dhe po kryhet marrja e tij në pyetje në përpjekje për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. “ Në shtëpi është hasur edhe bashkëshorti i saj, i cili është shoqëruar në stacionin policor. Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes nga hetuesit e policisë, forenzikës dhe ekspertët e mjekësisë ligjore, ka lindur dyshimi për veprën penale ‘Vrasje e rëndë’. Dyshohet se lëndimet e evidentuara në trupin e viktimës janë...