Krim i rëndë në familje në Kosovë, e moshuara vritet nga bashkëshorti, Policia: Viktima kishte plagë në trup

Krim i rëndë në familje në Kosovë, e moshuara vritet nga bashkëshorti, Policia: Viktima kishte plagë në trup

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Kosovë (26 gusht), ku një e moshuar 80-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesë. Sipas raportimit të mediave, dyshohet se krimi është kryer nga bashkëshorti i viktimës. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyçi, ka deklaruar se bashkëshorti i viktimës është shoqëruar në komisariat dhe po kryhet marrja e tij në pyetje në përpjekje për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. “Në shtëpi është hasur edhe bashkëshorti i saj, i cili është shoqëruar në stacionin policor. Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes nga hetuesit e policisë, forenzikës dhe ekspertët e mjekësisë ligjore, ka lindur dyshimi për veprën penale ‘Vrasje e rëndë’. Dyshohet se lëndimet e evidentuara në trupin e viktimës janë...