170 protestues në SPAK kundër Ramës/ “Albanian Files” dhe tre projektet e bujshme në lupën e hetimit

170 protestues në SPAK kundër Ramës/ “Albanian Files” dhe tre projektet e bujshme në lupën e hetimit

Rreth 170 pjesëmarrës në protestat e zhvilluara së fundmi kanë depozituar një kallëzim penal në SPAK ndaj kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar hetim mbi dokumentacionin e bërë publik në kuadër të dosjes “Albanian Files”. Përveç Ramës, kallëzuesit kërkojnë që hetimi të shtrihet edhe ndaj çdo funksionari tjetër publik apo subjekti privat që mund të rezultojë i përfshirë në procedurat e planifikimit, financimit dhe zhvillimit të projekteve të caktuara në territor. Në kallëzim kërkohet hetim për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës”, “Ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të të zgjedhurve vendorë”, si dhe “Grupit të strukturuar kriminal”. Sipas kallëzimit, dokumentacioni i administruar përmban të dhëna, akte administrative, dokumente planifikimi, vendime institucionale dhe materiale teknike...