“Xhungla” që po zhyt Arktikun, ngrohja globale po transformon Polin e Veriut! Toka po mbingopet me dioksid karboni!

“Xhungla” që po zhyt Arktikun, ngrohja globale po transformon Polin e Veriut! Toka po mbingopet me dioksid karboni!

Nga larg, tundra e Alaskës veriore mund të duket si një hapësirë e pafund, e ftohtë dhe pothuajse pa bimësi. Por kur studiuesit ulen pranë tokës, zbulojnë një ekosistem shumë më kompleks. Shkencëtarët që punojnë në North Slope të Alaskës e përshkruajnë tundrën si një lloj “xhungle miniaturë”, ku bimët, myshqet dhe shkurret krijojnë një botë të dendur që arrin vetëm rreth 25 centimetra lartësi. Ky peizazh i vogël, megjithatë, po ndryshon me shpejtësi. Sipas Associated Press, temperaturat në këtë pjesë të Arktikut janë rreth 2.7 gradë Celsius më të larta se 40 vjet më parë. Ngrohja po u krijon mundësi shkurreve më të mëdha dhe bimëve të reja të zgjerojnë territorin drejt veriut. Fenomeni njihet nga studiuesit si “shrubification”, pra shtimi dhe rritja e...