“Ethet e Nilit” shpërthejnë edhe në Holandë, shënohet viktima e parë, autoritetet dhe OBSH japin alarmin!
Regjistrohet viktima e parë nga virusi i Nilit Perëndimor në Holandë, teksa autoritetet konfirmojnë rritjen e rasteve. Një person ka humbur jetën deri tani, njoftoi Instituti Kombëtar Holandez për Shëndetin Publik dhe Mjedisin (RIVM). Instituti raportoi javën e kaluar rastin e parë të infeksionit në vend që nga viti 2020, ndërsa numri i rasteve të regjistruara tani dyshohet se ka arritur në tre. RIVM nuk ka bërë të ditur nëse personi që humbi jetën ishte mes rasteve të konfirmuara dhe nuk ka dhënë detaje të tjera për viktimën. Virusi i Nilit Perëndimor transmetohet te njerëzit kryesisht përmes pickimit të mushkonjave. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në rreth një në 150 raste infeksioni mund të shkaktojë sëmundje të rëndë dhe kërcënuese për jetën. OBSH ka paralajmëruar...
Burimi:
javanews.al