Bashkia Vlorë, më shumë para për ushqimin e qenve sesa për banesat e të varfërve
Bashkia e Vlorës duket se ka prodhuar një nga ato paradokset që vetëm ajo mund t’i kthejë në realitet. Në të njëjtën ditë, në sistemin e prokurimeve janë publikuar dy nevoja krejt të ndryshme: nga njëra anë, ushqimi për qentë e strehëzës së re dhe, nga ana tjetër, përmirësimi i kushteve të banimit për komunitetet e varfra dhe të pafavorizuara. Dhe, për ironi, fondi i parashikuar për ushqimin e qenve rezulton, ndonëse me diferencë të vogël, më i lartë se ai i vendosur në dispozicion për ndërhyrjet në banesat e shtresave më në nevojë. Dokumentet e tenderit, të konsultuara nga ekofin.al, tregojnë se Bashkia Vlorë ka hapur procedurën me objekt “Blerje dhe furnizim me ushqim të ambalazhuar për qen (Junior dhe Adult), për nevojat e...
Burimi:
gijotina.com